Lajme
Muhaxhiri: Ka rënie të pagesës së tatimit në pronë
Demokracia
10:19 | 22 Prill 2023

Share:

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, ka deklaruar se në komunën të cilën ai e udhëheq shkaku i paqartësive që janë duke u bërë më këtë ligj, ka rënie të pagesës së tatimit në pronë.

Ndërsa, thotë se efekti se sa do të ndikojë negativisht në komuna do të shihet më vonë.

“Ka një rënie të pagesës së tatimit në pronë dhe kjo është si rezultat i paqartësisë por edhe i i vendimeve që i dëmtojnë komunat në mbledhjen e të hyrave të tatimit në pronë. Është bërë pa asnjë konsultim dhe është në dëm të komunave. Efekti se sa do të ndikojë negativisht në komunë nuk shihet menjëherë por me kohë shkon duke u parë efekti i kësaj pune”, ka thënë ai për Front Online.

“Drejtori jonë i financave e ka analizua dhe ka bë reagim dhe tash të shohim se sa do të ndikojë kjo në qeveri. Është rritje progresive e tatimit në pronë edhe i dëmton edhe bizneset edhe njerëzit që kanë patundshmëri”, është shprehur Muhaxhiri.

Të ngjashme