Ka ndërruar jetë profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda.
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit Zejnullah Gruda.
Ai ka thënë se Gruda ishte ndër profesorët pejan më të shquar, i cili ka dhënë kontribut të madh për botën akademike.
“Prehu në paqe profesor i dashur, Zejnullah Gruda. Ishte njëri ndër profesorët pejan më të shquar dhe themelues të universitetit i cili ka dhënë kontribut të madh për botën akademike”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.
Theksojmë se Gruda ishte edhe pjesë e Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi, raporton Demokracia.com.
Postimi i plotë i Muhaxherit, pa ndërhyrje:
Prehu në paqe profesor i dashur, Zejnullah Gruda.
Ishte njëri ndër profesorët pejan më të shquar dhe themelues të universitetit i cili ka dhënë kontribut të madh për botën akademike.
Ngushëllimet i përcjell edhe tek të afërmit e tjerë, miqtë, kolegët dhe studentët e profesorit të ndjerë.
I paharruar qoftë kujtimi për profesorin Gruda!. /Demokracia.com/
Prehu në paqe profesor i dashur, Zejnullah Gruda. Ishte njëri ndër profesorët pejan më të shquar dhe themelues të…
Posted by Gazmend Muhaxheri on E Diele, 7 Mars 2021