Lajme
Muhaxheri i quan VV-në fundërrina, thotë se po i përgjërohen Xhavit Halitit për ta votuar Osmanin
Demokracia
15:56 | 04 Prill 2021

Share:

Arton Muhaxheri, ish-bashkëpunëtor i deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit, i ka quajtur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje fundërrina dhe njerëz që tashmë po i thurin vargje atij, për ta votuar Vjosa Osmanin për Presidente.

Muhaxheri, përmes rrjetit social Facebook ashtu shkroi se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po i përgjërohet Xhavit Halitit për t’u kthyer nga Pogradeci për ta votuar Osmanin për Presidente.

“Ju jeni fundërrina që kundërmoni

Nuk po më besohet që vjen dita edhe ti thurret vargje Xhavit Halitit nga njerëz të VV-se, madje disa edhe po i përgjerohen qe të kthehet nga Pograreci për ta votuar Vjosen për Presidente”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.

Ai po ashtu ka shkruar se ende i ka të freskëta fyerjet dhe ofendimet që i ishin bërë atij vetëm se ishte pjesë e PDK-së dhe se ndihet krenar edhe sot që ka punuar me Xhavit Halitin.

“Ndërsa une te freskëta i kam fyerjet, ofendimet, linçimet publike për mua dhe familjen time, vetëm pse u bëra pjesë e PDK-së 6 vite me parë dhe që u bëra poashtu një nga bashkpuntoret e z.Haliti i cili në atë kohë për këta fundërrina ishte, kriminel, vrasës, hajn e çka jo tjetër, derisa une nga dita e parë edhe sot vazhdoj të jem krenar që kam mundesinë për të punuar me të.

Prandaj ju jeni thjeshtë fundërrina që kundërmimin e erën tuaj shpejtë do ta nuhas edhe populli.

#përpiktëqefit”, ka shkruar Muhaxheri./Demokracia/

Ju jeni fundërrina që kundërmoni

Nuk po më besohet që vjen dita edhe ti thurret vargje Xhavit Halitit nga njerëz të…

Posted by Muhaxheri A. Arton on Sunday, April 4, 2021

 

Të ngjashme