Njohësve të proceseve politike nuk iu ka pëlqyer qasja e Qeverisë për t`i fshehur temat që diskutohen në takime të rëndësishëm.
Analisti Shenoll Muharremi ka deklaruar se në atë takim është folur gjerë e gjatë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas tij, Qeveria është dashur të tregoi për këtë çështje.
Postimi i plotë:
Dallimi mes çfarë ndodhë në realitet dhe çfarë shofim ne
Dje kur janë takuar Kryeministri me Escobar dhe Lajcak kanë biseduar gjërë e gjatë për asociacionin, lloj lloj modalitetesh e detajesh. Mirë kanë bërë, se ne duhemi me përfundu at kapitull më shpejt që me u fokusu në gjëra si ekonomia, shërbimet publike të arsimit e shëndetësisë. Nëse kemi fat, në mbrojtje dhe teknologji e ndërmarrësi. Shumë detaje janë diskutuar mbramë. Dmth jo vetëm që është pranuar asociacioni, por po flasim çfare, me cilat tesha e kpuca. Por në komunikatë për publiku shkruante, të largohen bandat nga veriu ose i ndjekim me shkop. Logjikë e mirë, por një botë krejt tjetër mes asaj që është diskutuar dhe çfarë u tha për media e publik. Nuk është hera e parë, as e fundit.