Lajme
Muharremi kritikon ministrin Sveçla: Na duhet mençuri, jo protagonizëm
Demokracia
20:19 | 30 Qershor 2024

Share:

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar ministrin e Punëve të Brenshme Xhelal Sveçla i cili me anë të nj ëstatusi në Facebook paralajmëroi burgosjen e Presidentit serb Aleksandër Vuçiq, nëse futet pa leje në Kosovë.

Muharremi ka thënë se na duhet mençuri e veprime strategjike dhe jo protagonizëm. Tutje ai ka trajtuar si problematikë edhe se vazhdueshëm, në vikende happen këso temash, çka për Muharremin ëshë lojë psikologjke me qytetarët, për t’a siguruar votën nga ta në këmbim të kinse sigurisë.

E plotë:

Kosovës nuk i duhet protagonizëm në siguri por mençuri dhe veprime strategjike pa zhurmë dhe spektakël. Xhelali po bëhet i fortë secilin vikend. E din që ka qetëtësi publike, ska aktivitete politike e institucionale, e ndoshta i pëlqen protagonizmi. Secilin vikend kemi ndonjë ngjarje të sigurisë, gjejmë armë, postere dhe temat e “frikës” dhe “kërcënimit” bëhen aktive. Kësi strategji të projektimit të frikës përdorin qeveritë, që me paraqit vehtën si shpëtimtar. Qëllimi dhe mesazhi psikologjik është “ama votën se vetëm unë të mbrojë”. Por kjo qeveri po e tepron pak, sdi kur është mjaft ndoshta. Sot e paska burgos Vuçiqin në facebook. Por sa i mençur është ky kërcënim ku qindra mijëra mërgimtarë tanë do kalojnë vajtje ardhje kah Serbia gjatë pushimeve dhe ata mund të malltretohen. E pse me u malltretu ata nëpër kufi e rrugëve vetëm se një ministër ka dëshirë me u duk i fortë. E kuptojmë sundimin e ligjit por është e dielë dhe qytetarët kanë nevojë për paqe e qetësi, së paku një ditë. E nëse jeni të fortë arrestoni e mos folni shumë rrjete sociale se na nuk ju kemi borxh me ju ndëgju kështu bash secilën ditë. Qytetari don me pushu një ditë së paku, respektojeni qetësinë publike, ditën e pushimit. Mundeni edhe të hënën mëngjez me postu..

Të ngjashme