Vetëvendosje ka rënë nën 38%, sipas analizës së opionistit Shenoll Muharremi – dhe kjo për disa shkaqe.
Qe pse.
Muharremi duke cituar matjet e muaji mars (një muaj pas zgjedhjeve( nga omnibusi i UBO-s, ishte vetëm 40% – ndërsa beson se pas krizës me energjinë dhe fryrjen e çmimeve që vjen pashkëputshëm me të, mund të jetë nën 38%.
Postimi i Muharremit:
LVV po luan kazino me fatin e vet politik
Edhe pak më shumë, edhe pak, po lojës po i afrohet fundit.
Për mendimin tim, LVV është duke gabuar rëndë me strategjinë që po ndjek. Kjo nuk është më politikë, më shumë duket si një lojë në kazino. Gjithashtu qasja me konfrontim, polarizim, përcarje… sjellje arrogante e ka sjellë në një pozitë të palakmuar dhe e ka izoluar totalisht partinë.
Sot kam shiqu disa orë dosjen zgjedhore, të gjitha të dhënat, trendet, matjet e fundit. LVV është në trendin e rënies dhe kjo tashmë është e konfirmuar. Prej 50.2% në vitin 2021 ka rënie në 42.3% zgjedhje e 9 shkurtit. Ndërsa sipas matjes së marsit (Omnibus), është vetëm në 40%. E me këtë krizës me energjinë, rritjen e cmimit të rrymë dhe inflacionin e ri, LVV këto momente mundet me peshku rreth 38% ose edhe më poshtë.
Çka dmth kjo?
Kjo nënkupton që LVV nuk po e përpunon dhe kupton mirë realitetin pas 9 shkurtit. Nuk i kanë pranuar asnjëherë rezultatet, sillen sikur nuk ka ndodhë kurgjo e ende janë parti me 50+%. Për me ju shamngur realitetit të ri, prej fillimit kanë zgjedhur rrugën e zvarritjes. E tash së fundim po bllokojnë formimin e institucioneve sepse… thjesht nuk dinë si me u sjellë. Nuk kanë plan B. E kur nuk ke plan, zgjidh zakonsisht taktika blofi.
Në vend se të uleshin si fitues i madh dhe tëtregoheshin racionalë e të krijonin një koalicion stabil për katër vite e ardhshme, kanë zgjedhur me vazhdu rrugën “O krejt, o asgjë”. Kjo strategji me gjasë po tregohet ‘fatale’ për LVV. Dhe kjo sjellje dhe veprimet e gjatë dhe pas 9 shkurtit munden me qenë gabimi i tyre më i madh deri më tani. Kjo sepse ajo shancë për me bashkëpunu dhe me kriju qerveri stabile nuk është më reale. Ai tren ju ka ikë tashmë.
Zgjidhja? Zgjedhje të reja. Tjetër opsion nuk ka.
Por këtu vjen ironia. LVV tash hyn në zgjedhje prej një pozite shumë më të dobët se më 9 shkurt. Me trendin e saj në rënie dhe me partitë tjera në rritje (LDK + PDK), një bashkëpunim modest mes tyre mund ta lë LVV-në në vendin e dytë, me diferencë të ndjeshme.
E kjo, për Albin Kurtin, mund të jetë goditja politike më e madhe në karrierë.
Fajtorin nuk e kanë larg, po në shtëpinë e tyre, është strategjia e kasinos ‘O krejt, o asgjë’.
Në vend të maturisë politike, shpresuan në 500k dhe 70% dominim aboslut. Sikurse nuk kishin dominua aq shumë për katër vite, por donin ende edhe pak më shumë.
Po tash, kur realiteti ka ndryshu rrënjësisht, po rrezikojnë me i humb të gjitha. E në politikë, loja “krejt ose kurgjo” rrallëherë mbaron mirë e pozitivisht. Demokracia parlamentare është një art i kompromisit dhe bashkëpunimit me tjerët.
Ky gjithashtu është një mësim për të gjithë.
Në demokraci parlamentare, nëse nuk bashkëpunon, vetëpërjashtohesh. Dhe kur vetëpërjashtohesh, nuk është çështje a humb… por sa ke me humb. E në rastin e LVV-së, kjo mundet me qenë KREJT.