Sport
Muharrem Sahitit për Demokracia.com komenton postin e ri në Federatën e Futbollit të Kosovës
Demokracia
12:46 | 01 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll nga muaji mars nis një mision të qartë, atë të kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur përgatitjet për ato ndeshje, derisa tashmë kanë ardhur edhe disa ndryshimet në kombëtare. Më së shumti që u vërejtën ishin ato në stafin teknik të Kombëtares  A.

Primozh Gliha do të jetë ndihmësi i Bernard Challandes, post këtë që deri tash e  kishte kryer emri i njohur i futbollit tonë, Muharrem Sahiti.

Sahiti nga tash do të ketë një post tjetër. Demokracia.com mëson se Komiteti Ekzekutiv është pajtuar me postin e ri të Sahitit i cili do të jetë Drejtor Sportiv i Kombëtares A dhe gjithçka që ka mbetur është zyrtarizimi.

“Po tash kam një post të ri. Kështu ka vendos Komiteti Ekzekutiv i FFK-së dhe kur është në pyetje kombëtarja unë pranoj pa hezitim të jap kontributin tim. Posti i ri është ai i Drejtorit Sportiv të Kombëtares A, post ky që nuk është i panjohur për mua pasi këtë punë e kam bërë edhe më herët sa kam qenë pjesë e shtabit teknik”, ka thënë Sahiti për Demokracia.com, duke shtuar .

“Pra prapë jam pjesë e stafit të kombëtares dhe merrem me organizimin e ndeshjeve dhe gjërave tjera rreth kombëtares, punë këto që i kam bërë edhe më herët. Asgjë nuk është e panjohur për mua dhe me kënaqësi e kam pranuar këtë sfidë me synime për të dhënë kontribut për ekipin kombëtar të Kosovës”, ka përfunduar Muharrem Sahiti. /Demokracia.com

Të ngjashme