Sport
Muharrem Jashari konfirmon largimin nga 89-shi, pritet t’i bashkohet gjigantit të Superligës
Demokracia
14:39 | 13 Qershor 2021

Share:

Mesfushori kosovar, Muharrem Jashari edhe zyrtarisht ka mbyllur aventurën e tij te Trepça ’89.

Jashari ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook se ka ndarë rrugët me klubin ku mori hapat e parë, raporton Demokracia.com.

“Miq të nderuar, me këtë postim dua të i’u njoftoj që nga sot nuk jam më pjesë e klubit ku u rrita “KF Trepça 89”, jam falenderues gjithë qytetit të Mitrovicës, të gjithë trenerët që kam punuar me ta, e posaçërisht kryesinë e klubit në krye me presidentin Abedin Zeka”, ka shkruar “Muli”.

Muharrem Jashari pritet që gjatë ditës së sotme, më sa largu ditët e para të javës së ardhshme të prezantohet si lojtar i Dritës, konfirmuar nga burime brenda klubit gjilanas për Demokracia.com.

Muharrem Jashari ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor ndaj Guinesë dhe Gambisë. /Demokracia.com

Të ngjashme