Lajme
“Mua më dhunuan dhe burrin ma vranë. Atë e kam varrosur në oborr”, 50-vjeçarja ukrainase rrëfen tmerrin e përjetuar
Demokracia
15:36 | 12 Prill 2022

Share:

Në një lagje rurale dhe të qetë rreth 70 kilometra në perëndim të Kievit, Anna, 50-vjeçare (emër i ndryshuar për ta ruajtur privatësinë e saj), rrëfen për BBC tmerrin e saj të shkaktuar nga forcat ruse, përcjell Periskopi.

Ajo tregon me 7 mars ishte në shtëpi me burrin e saj kur një ushtar i huaj hyri aty me dhunë.

“Nën kërcënimin e armës, ai më morri dhe më dërgoi në një shtëpi këtu në afërsi. Ai më urdhëroi: Zhvishu ose do të të vras! Ai vazhdoi të më kërcënonte se do të më vriste nuk bëja ato që më thoshte. Pastaj ai filloi të më dhunonte”, tregon Anna.

Anna e përshkruan dhunuesin e saj si të ri, thatanik dhe luftëtar çeçen.

“Në kohën kur ai po më dhunonte, katër ushtarë të tjerë erdhën aty. Mendova se çdo gjë mbaroi për mua. Por ata e morën atë dhe unë kurrë më nuk e pash ushtarin përsëri”, thotë ajo. Ajo beson se është shpëtuar nga një njësi separatiste e ushtarëve rusë.

Më vonë, ajo u kthye në shtëpi dhe e gjeti burrin e saj. Ai ishte qëlluar në stomak.

“Burri ishte përpjekur të vraponte pas meje për të më shpëtuar, por ai u godit me disa plumba”, thotë ajo. Të dy ata ishin duke kërkuar strehim në një shtëpi të fqinjit. Ata nuk kishin mundësi ta dërgonin burrin e saj në spital për shkak të luftimeve. Ai vdiq për shkak të plagëve dy ditë më vonë.

Anna nuk i ndalte lotët teksa rrëfente ngjarjen e saj. Ajo tregon vendin se ku ajo dhe fqinjët e saj kanë varrosur burrin e saj në oborrin e shtëpisë së tyre. Një kryq i drunjtë dhe i gjatë qëndron në krye të varrit. Ajo tregon se ajo është në kontakt me spitalin lokal dhe është duke marrë mbështetje nga psikologët.

Ushtarët që shpëtuan jetën e saj qëndruan në shtëpi për disa ditë. Ajo thotë se ata i drejtonin armën dhe i kërkonin që ajo t’i jepte atyre gjërat e burrit të saj.

“Kur ata u larguan, unë gjeta drogë dhe Viagra. Ata shpesh drogoheshin dhe ishin nën ndikim të alkoolit. Shumica prej tyre janë vrasës, dhunues dhe grabitës. Pak prej tyre janë në rregull”, pohon ajo.

Të ngjashme