Mediumi i madh amerikan, MSNBC, ka shkruar në lidhje me një gabim të mundshëm të bërë nga Prokurori Special Jack Smith e që mund të ketë pasoja të rënda për demokracinë amerikane.
“Çfarëdo pritjeje që ish-presidenti Donald Trump do të gjykohet mbi akuzat për çështje kriminale para zgjedhjeve preliminare presidenciale të vitit 2024 mund të jenë fundosur nga një gabim taktik i Prokurorit Special Jack Smith.” – ka shkruar qysh në paragrafin e parë Michael Conway për këtë uebsajt.
Për çka është fjala?
Sipas një raportimi nga The New York Times, ekipi i Smithit – që kishte qenë kryeprokuror në Gjykatën Speciale në Hagë – e kishte hetuar me rigorozitet mbledhjen e fondeve miliona dollarëshe nga Trump, që ishte bërë gjoja për të financuar përpjekjet e tij për të zbuluar mashtrimin në zgjedhjet e vitit 2020.
Siç shkruan MSNBC, ky mund të jetë gabimi i madh që mund ta çojë në shtyrje gjithë rastin, çka do t’i jepte Trumpit mundësinë që të garonte.