Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Kosova ka shënuar rekord mujor të përqindjes së popullatës së vaksinuar krahasuar me vendet e rajonit.
Në njoftimin e MSH-së thuhet se muaji gusht ka filluar me 15.7 për qind të popullsisë së vaksinuar dhe ka përfunduar më 31 për qind të popullsisë së vaksinuar, përcjell Demokracia.com.
“Muajin gusht e filluam me 15.7% të popullatës së vaksinuar, dhe po e përfundojmë me 31% të popullatës të vaksinuar. Sipas të dhënave të fundit, Kosova shënon rekordin mujor të përqindjes të popullatës së vaksinuar krahasuar me vendet e rajonit”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Njoftimi i plotë:
Muajin gusht e filluam me 15.7% të popullatës së vaksinuar, dhe po e përfundojmë me 31% të popullatës të vaksinuar.
Sipas të dhënave të fundit, Kosova shënon rekordin mujor të përqindjes të popullatës së vaksinuar krahasuar me vendet e rajonit.
Rekordi mujor i shteteve të rajonit deri më tani është: Slloveni 11.6% (Maj 2021), Kroaci 14.4% (Maj 2021), Serbi 8.7% (Janar 2021), Maqedoni e Veriut 10.2% (Gusht 2021), Bosnje e Hercegovinë 5.7% (Korrik 2021), Shqipëri*10% (Prill 2021), Mali i Zi 14.9% (Maj) dhe Kosovë 15.3% (Gusht 2021)./Demokracia.com/