Lajme
MSH thirrje qytetarëve: Vaksinohu, Delta po vjen
Demokracia
13:53 | 28 Korrik 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Në njoftimi  e MSH-së thuhet se varianti Delta i COVID-19 mund të përhapet më lehtë sesa variantet tjera që qarkullojnë mes njerëzve, duke rritur kështu numrin e rasteve, shkallën e hospitalizimit dhe të vdekjeve, veçanërisht midis individëve jo të vaksinuar plotësisht, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

? VAKSINOHU, DELTA PO VJEN! ?

Varianti Delta i COVID-19 mund të përhapet më lehtë sesa variantet tjera që qarkullojnë mes njerëzve, duke rritur kështu numrin e rasteve, shkallën e hospitalizimit dhe të vdekjeve, veçanërisht midis individëve jo të vaksinuar plotësisht.

➡ Të dhënat tregojnë qartë se marrja e të dy dozave të vaksinimit ul ndjeshëm rrezikun nga simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjes.

➡ Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzojeni mundësinë për t’u vaksinuar duke u regjistruar në https://ekosova.rks-gov.net/për të mbrojtur kështu vetën dhe njerëzit më të dashur! /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 16 Maj 2025