Lajme
MSH thirrje qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19
Demokracia
11:03 | 04 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Kosovarët kohëve të fundit janë duke ngurruar që të vaksinohen kundër COVID-19.

Çdo ditë në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, vërehet interesim i ulët i qytetarëve për t’u vaksinuar.

E për këtë ka reaguar vetë dikasteri shëndetësor, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të marrin dozën përforcuese kundër COVID-19, shkruan Demokracia.com.

Njoftimi i plotë i MSH-së, pa ndërhyrje:

Vaksinat kanë shpëtuar shumë jetë nga COVID-19 anekënd botës dhe në Kosovë, gjithashtu.

Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19, mbi 902 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë dozën e parë, ndërsa mbi 822 mijë qytetarë që të dy dozat e vaksinës.

Doza përforcuese e vaksinës Covid-19 mund të përmirësojë ose rivendos mbrojtjen kundër COVID-19, e cila mund të jetë ulur me kalimin e kohës.

Besojuni fakteve dhe merrni edhe dozën përforcuese!. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 15 Maj 2024