Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një video, përmes së cilës pulmologu Shpëtim Thaçi tregon dallimin në mes mushkërive të pacientëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar.
Përmes kësaj video në rrjetin social “Facebook”, MSH ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen.
“DALLIMI në mes mushkërive të pacientëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar! Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin.”, thuhet në postimin e MSH-së.
Kujtojmë se 20 pacientë kanë vdekur dhe 932 persona janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 7 mijë e 384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19./Demokracia.com/