29 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media, ka thënë se gjatë këtyre orëve janë testuar 280 qytetarë, përcjell Demokracia.com.
Gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Njoftimi i plotë:
23 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët janë dhënë 37 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.280 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.629 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.098 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 280 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312.
Në total numri i rasteve aktive është 168.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun./Demokracia.com/