Lajme
MSH publikon raportin për rastet e reja me COVID-19
Demokracia
14:58 | 16 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se 13 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

16 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 189 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.478 doza të vaksinës.

ℹDeri më sot 821.410 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹDeri më sot janë dhënë 100.872 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹNga 1.045 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹSot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.216.

ℹNë total numri i rasteve aktive është 484./Demokracia.com/

Të ngjashme