Lajme
MSH publikon raportin, kaq persona u infektuan me koronavirus në 24 orët e fundit
Demokracia
11:21 | 29 Gusht 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor rreth situatës me koronavirus në vend.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 251 testime, 42 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 apo 16.73 për qind e të testuarve, shkruan Demokracia.com.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar 224 persona, përderisa janë gjithsej 1 mijë e 503 raste aktive me koronavirus. /Demokracia.com/

Të ngjashme