Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë konfirmuar tetë qytetarë pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes teksa janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.249.
Në total numri i rasteve aktive është 50, përderisa në 24 orët e fundit janë vaksinuar vetëm 31 qytetarë.