Lajme
MSH publikon raportin e fundit për rastet e reja me COVID-19
Demokracia
15:00 | 08 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19, gjatë 24-orëve.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 818 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

08 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ  Në 24 orët e fundit janë dhënë 169 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.823.443 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 820.972 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 100.506 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër    COVID-19.

ℹ Nga 818 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.000.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 544. /Demokracia.com/

Të ngjashme