Lajme
MSH publikon raportin e fundit për rastet e reja me COVID-19
Demokracia
14:58 | 26 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 1.027 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

26 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 237 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.149 doza të vaksinës.

ℹDeri më sot 819.971 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹDeri më sot janë dhënë 99.743 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹNga 1.027 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹSot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.540.

ℹNë total numri i rasteve aktive është 654./Demokracia.com/

Të ngjashme