Lajme
MSH publikon raportin e fundit, ky është numri i vdekjeve dhe rasteve të reja
Demokracia
14:59 | 21 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person ka vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 1.595 testime, 101 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

21 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 195 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.516 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 813.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 96.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ Nga 1.595 testime, 101 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 758 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.265.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 3.883./Demokracia.com/

Të ngjashme