Lajme
MSH publikon raportin ditor, kaq persona u infektuan me koronavirus brenda 24 orëve
Demokracia
12:23 | 19 Qershor 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 15 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, nga 249 persona që janë testuar, 15 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, përderisa numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vendin tonë është 106, shkruan Demokracia.com.

Njoftimi i plotë i MSH-së, pa ndërhyrje:

19 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 5 doza të vaksinës kundër COVID-19

ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.154 doza të vaksinës.

ℹ️Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ️Deri më sot janë dhënë 103.073 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ️Nga 249 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ️Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.292.

ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 106.

Të ngjashme