Lajme
MSH| Një i vdekur nga COVID 19 dhe 51 raste të reja
Demokracia
15:03 | 16 Mars 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se nga 1.028 testime, 51 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 rast i vdekjes.

Në total numri i rasteve aktive është 634.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.408 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.715 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.799 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025