Lajme
MSH ka një thirrje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës
Demokracia
20:54 | 21 Korrik 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen, në mënyrë që të parandalohet përhapja e variantit Delta të Covid-19.

MSH përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se vaksinimi është alternativa e vetme që të kalohet vala e re e variantit Delta, përcjell Demokracia.com.

“Vaksinat na ndihmojnë të zhvillojmë imunitet ndaj virusit, duke trajtuar trupat tanë që: Ta njohin virusin, të prodhojnë antitrupa që na mbrojnë nga virusi, Bëni pjesën tuaj në: Mbrojtjen e të dashurve tuaj dhe të gjithëve me të cilët kontaktoni.Ndihmën për vendin tonë në mënyrë që të hapen më tej aktivitetet ekonomike dhe sociale”, thuhet në postim.

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/2045070598983850

Delta është emri për B.1.617.2., një mutacion SARS-CoV-2 që fillimisht u shfaq në Indi.

Delta besohet të jetë varianti më i transmetueshëm deri më tani./Demokracia.com/

Të ngjashme