Kosova është në mesin e shteteve që do të përfitojnë vaksina kundër COVID-19 përmes mekanizmit COVAX.
Tashmë është konfirmuar se Kosova do të përfitojë 100 mijë e 800 vaksina kundër koronavirusit nga raundi i parë i ndarjes së vaksinave kundër COVID-19 përmes mekanizmit COVAX, raporton Demokracia.com.
Kjo shpërndarje e vaksinave nga COVAX do të bëhet gjatë periudhës shkurt-maj të këtij viti.
Pas këtij lajmi, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës përmes një njoftimi ka treguar se personeli shëndetësor, personat me moshuar mbi 80-vjeç dhe të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje kronike, do të jenë të parët që do të marrin vaksinën kundër koronavirusit, raporton Demokracia.com.
Po ashtu, përmes fotografive MSH-ja ka dhënë edhe detaje të tjera se përse duhet të vaksinohemi, si bëhet vaksinimi, cilat janë përfitimet e vaksinës kundër koronavirusit etj.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Konfirmohet lista e shteteve përfituese nga raundi i parë i ndarjes së vaksinave kundër COVID-19 përmes mekanizmit COVAX. (Shkurt-Maj 2021)
Në këtë raund, Kosova përfiton 100,800 doza.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës
UNFPA Kosovo British Embassy Pristina
The COVAX Facility First Round Of Allocation: Astra Zeneca/Oxford Vaccine (Manufactured By Astrazeneca & Licensed and Manufactured By Serum Institute of India) Feb-May 2021 – Last Updated 2 March 2021
Kosova is allocated ëith 100,800 doses. /Demokracia.com/
Konfirmohet lista e shteteve përfituese nga raundi i parë i ndarjes së vaksinave kundër COVID-19 përmes mekanizmit…
Posted by Ministria e Shëndetësisë on E martë, 2 Mars 2021