Lajme
MSH-ja konfirmon se ish sekretari Ilir Tolaj ka bërë kërkesë për rikthim në punë
Demokracia
17:07 | 16 Mars 2022

Share:

E premtja e kësaj jave është dita e fundit referuar afateve ligjore për t’i dhënë përgjigje doktorit Ilir Tolaj, sa i përket rikthimit të tij ose jo në Ministrinë e Shëndetësisë.

Edhe nga Ministria e Shëndetësisë është konfirmuar se ish-sekretari i MSH-së e ka parashtruar një kërkesë të tillë.

“Dr. Ilir Tolaj ka parashtruar kërkesë për rikthim në vendin e punës pas përfundimit të procesit gjyqësor. Ministria e Shëndetësisë, bazuar në Ligjin për Zyrtarët Publikë, ka adresuar kërkesën në Departamentin e Menaxhimit të Zyrtarëve Publik (DMZP) në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për marrje të rekomandimit/opinionit ligjor lidhur me rastin”, thanë nga zyra e mediave e MSh-së.

Kujtojmë që Tolaj kishte qenë në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1 qershori 2006 deri më 10 mars 2008, dhe përsëri nga tetori 2010 deri më 12 janar 2012./Klan Kosova/

Të ngjashme