Ministria e Shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen për rrezikun që i kanoset Evropës nga variant Delta, duke bërë thirrje qytetarëve për vaksinimin.
MSh përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vaksinimi mbetet mënyra më efikase për t’ju kthyer jetës normale.
Njoftimi i plotë:
Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për t’ju kthyer jetës normale. Të gjitha vaksinat që administrohen tek ne janë të sigurta, efektive e mbrojnë kundër shfaqjes së simptomave të rënda të sëmundjes të shkaktuar nga COVID-19.
Varianti “Delta” i COVID-19 mund të dominoj në Evropë, prandaj është shumë e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të vaksinohen gjatë kësaj periudhe të qëndrueshme të siuatës epidemiologjike që e kemi arritur së bashku.
Vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, të afërmit tonë dhe të evitojmë një valë tjetër në vjeshtë. /Demokracia.com/