Sport
Mrekullia ndodhi: Futbollistja e Atleticos mund kancerin, rikthehet në stërvitje
Demokracia
16:55 | 24 Mars 2021

Share:

Një situatë e lumtur është parë në zheshtoret e skuadrës së femrave të Atletico Maridit, transmeton Demokracia.com.

Mediat në Spanjën e kanë cilësuar si një mrekulli e ndodhur vërtetë. Skuadrës i është rikthyer Virginia Torrecillia.

Kjo e fundit, gati 1 vit më parë u diagnostikua me tumor në tru dhe shpresat për ta mposhtur sëmundjen e  frikshme ishin të vogla, por ja që ndodhi.

Dhjetë muaj më parë, Torrecillia kreu një operacion shumë të vështirë, që për fat të mirë përfundoi me sukses dhe ditën e sotme ajo jo vetëm ka mundur kancerin por edhe i është kthyer skuadrës në stërvitje. /Demokracia.com

Të ngjashme