Kosova ka pësuar edhe humbjen e dytë me radhë në parakualifikimet europiane për Kupën e Botës 2023, shkruan Demokarcia.com
Kombëtarja jonë është mundur nga Sllovakia në Prishtinë me rezultat 77:73 për t’i humbur gjitha gjasat për kualifikim.
Kosova kishte gjasa reale për kualifikim por duhej ta mposhte sonte Sllovakinë e cila me herët e kishte siguruar kualifikimin por nuk ja doli. Ndeshja ishte e jashtëzakonshme që u shoqërua me rivalitet të madh gjatë gjithë takimit.
Dardanët u munduan gjatë tërë takimit si dhe patën epërsinë deri në fund të çerekut të tretë, por që nuk mjaftoi për ta fituar ndeshjen.
Çereku i katërt ishte vendimtar në të cilin Sllovakia ishte për një nuancë më e mirë. /Demkracia.com