Lajme
MPJD-ja thotë se disa kosovarë janë arrestuar në Serbi, kërkon shmangien e kalimit nëpër këtë vend
Demokracia
18:00 | 01 Qershor 2023

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ftuar qytetarët e vendit që të shmangin kalimin nëpër Serbi.

Kjo kërkesë e MPJD-së vjen pas situatës së krijuar në veri të vendit, teksa ka bërë të kenë pranuar raportime për arrestime të qytetarëve kosovarë nga autoritetet serbe.

“MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve kosovarë nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Më tej, Ministria tha se “duke e njohur qasjen jo korrekte të autoriteteve serbe, qytetarët ftohen të përdorin rrugë alternative për udhëtim”.

Të ngjashme