Ministria e Jashtme e Turqisë ka reaguar pas hapjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem. Përmes një njoftimi ata kanë thënë se “e dënojnë fuqishëm këtë akt”.
Përmes një njoftimi për media nga Ministria Punëve të Jashtme turke thuhet se janë të shqetësuar për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, raporton Demokracia.com
Njoftimin e MPJ-së së Turqisë e ka publikuar Ambasada e Turqisë në Kosovë.
“Vendimi i marrë nga udhëheqësit e një populli që u ballafaqua me vuajtje të mëdha për hir të fitimit të pavarësisë së saj, duke injoruar gjendjen e vështirë të palestinezëve, të cilët kanë jetuar nën okupim për dekada dhe kanë vuajtur shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, është jashtëzakonisht për të ardhur keq.”, thuhej tutje në reagim.
MPJ e Turqisë thotë se duke vepruar në këtë mënyrë, udhëheqësit kosovarë kanë vepruar në kundërshtim me parametrat e vendosura të procesit të paqes.
Lexoni reagimin e plotë nga MPJ e Turqisë:
Njoftim për media nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
___
Jemi të shqetësuar thellë me hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe e dënojmë këtë akt fuqimisht.
Vendimi i marrë nga udhëheqësit e një populli që u ballafaqua me vuajtje të mëdha për hir të fitimit të pavarësisë së saj, duke injoruar gjendjen e vështirë të palestinezëve, të cilët kanë jetuar nën okupim për dekada dhe kanë vuajtur shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, është jashtëzakonisht për të ardhur keq.
Duke vepruar në këtë mënyrë, udhëheqësit kosovarë kanë vepruar në kundërshtim me parametrat e vendosura të procesit të paqes, duke përfshirë rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara për statusin e Jerusalemit dhe dëmtuar vizionin e një zgjidhjeje me dy shtete dhe shpresat e paqes në rajon.
Ne i inkurajojmë udhëheqësit kosovar që të dëgjojnë mendjen e shëndoshë dhe të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm.
/Demokracia.com/