Lajme
MPJ: Tre qytetarë kërkuan ndihmë nga ambasada e RMV-së, janë të sigurt në Rodos
Demokracia
17:32 | 24 Korrik 2023

Share:

Në lidhje me zjarret që përfshinë Greqinë, ju njoftojmë se deri më sot tre shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë kontaktuar Ambasadën tonë në Athinë. Ato ndodhen në vend të sigurt, në ishullin grek të Rodosit, njoftojnë nga MPJ.

“Përfaqësitë diplomatiko-konsullore të Maqedonisë së Veriut në Greqi vazhdojnë të jenë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Greqisë.

Edhe një herë apelojmë që të shmangen udhëtimet turistike apo të tjera në zonat e rrezikuara”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Për më shumë informacion janë në dispozicion numri SOS i MPJ-së 075/273-732 dhe telefonat kujdestarë të Ambasadës në Athinë +306944743071 dhe Konsullatës së Përgjithshme në Selanik +30 6987200410.

 

Të ngjashme