Lajme
MPJ-ja e Kroacisë: Dyert e KiE-së duhet të jenë të hapura për Kosovën
Demokracia
18:16 | 20 Maj 2022

Share:

Pas takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës në Torino të Italisë, përveç Shqipërisë, përmes një postimi anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion i ka dhënë mbështetje edhe Kroacia.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë nëpërmejt një reagimi ka thënë se Këshilli i Europës duhet të jetë i hapur për vendet që ndajnë vlera të njëjta me të dhe se mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësimin.

“Dyert e Këshillit të Europës duhet të jenë të hapur për anëtarësim të atyre demokracive europiane që ndajnë vlerat e Këshillit të Europës dhe janë të gatshme të përmbushin kriteret e anëtarësimit. Në këtë drejtim, Kroacia mbështet aplikacionin për anëtarësim të Kosovës”, thuhet në reagim./Demokracia.com/

Të ngjashme