Lajme
MPJ e Ukrainës publikon kontaktet për vullnetarët e huaj
Demokracia
16:31 | 05 Mars 2022

Share:

Më 24 shkurt të këtij viti, Rusia nisi një sulm ushtarak në Ukrainë.

Që në ditët e para, ushtria ruse ka kryer sulme ndaj popullsisë civile dhe infrastrukturës.

Ukraina u bën thirrje qytetarëve të huaj që t’i bashkohen luftës, përmes krijimit të një faqeje, ku janë të publikuara kontaktet e shteteve, për vullnetarët e huaj.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka krijuar Legjionin Ndërkombëtar të Ukrainës, i përbërë nga shtetas të huaj që dëshirojnë t’i bashkohen rezistencës kundër rusisë dhe të luftojnë për atë që ata e quajnë sigurinë globale.

“Bashkohuni me Legjionin dhe na ndihmoni të mbrojmë Ukrainën, Evropën dhe mbarë botën”, është thirrja e tyre në këtë faqe.

Përmes kësaj faqeje, shtetet mund të gjejnë kontaktet e vendeve të tyre.

Të ngjashme