Lajme
MPJ e Turqisë i reagon Kosovës: Hapja e ambasadës në Jerusalem, kundërshtim ndaj ligjit ndërkombëtar
Demokracia
09:25 | 02 Shkurt 2021

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka reaguar pas hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Zëdhënësi i MPJ-së turke, Hami Aksoy ka thënë se angazhimi i Kosovës për të hapur ambasadë në Jersulam përbën kundërshtim ndaj ligjit ndërkombëtar, kryesisht ndaj rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratuara për këtë çështje, raporton AA, përcjell Demokracia.com.

“Angazhimi në fjalë i Kosovës, përbën kundërshtim ndaj ligjit ndërkombëtar, kryesisht ndaj rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratuara për këtë çështje. Hapi që do të hidhet në këtë drejtim është i qartë se nuk do t‘i shërbejë kauzës palestineze dhe se do të dëmtojë vizionin për zgjidhjen me dy shtete”, tha zëdhënësi Aksoy.

Kujtojmë se Kosova dhe Izraeli dje kanë nënshkruar një marrëveshje përmes së cilës vendosën marrëdhëniet diplomatike.

Njohja e ndërsjelltë mes dy vendeve vjen pas marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)./Demokracia.com

Të ngjashme