Lajme
MPJ e Izraelit reagon pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem
Demokracia
18:39 | 14 Mars 2021

Share:

Ministria e Jashtme e Izraelit ka mirëpritur hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, duke thënë se ky është një zhvillim i natyrshëm i marrëdhënieve dhe realizimin e marrëveshjes në Washington.

Kosova ka zyrtarizuar sot hapjen e Ambasadës së saj në Jeruzalem të Izraelit, raporton Demokracia.com.

Për këtë ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Izraelit, përmes një të shkrimi në llogarinë e tyre në rrjetin social “Twitter”, duke thënë se e mirëpret ngrohtësisht hapjen e kësaj ambasade.

“MPJ e Izraelit mirëpret ngrohtësisht hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem sot, një zhvillim i natyrshëm i marrëdhënieve dhe realizimin e marrëveshjes së Washingtonit’’, thuhet në reagim. /Demokracia.com/

Të ngjashme