Lajme
MPJ dhe MPB thirrje qytetarëve: Ju lutem mos udhëtoni nëpër Serbi
Demokracia
10:45 | 17 Prill 2024

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë reaguar pas bllokimit të disa autobusëve me qytetarë të Kosovës në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë.

Të dy këo ministri kanë bërë thirrje për qyetetarët e Kosovës që të evitojnë me cdo kusht kalimin nëpër Serbi.

“Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njotfimi i plotë:

INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË ATA QË SHFRYTËZOJNË HYRJE-DALJET E SERBISË
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare, të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi.
MPJD dhe MPB janë duke ndermarrë veprimet e nevojshme dhe do t’iu mbajnë të informuar rreth detajeve të reja.
Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë.
Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lusim të ndiqni @Kosovo_Police
rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim.

Të ngjashme