Lajme
Mpiksja e gjakut: “AstraZeneca” dhe “J&J” gati të modifikojnë vaksinën
Demokracia
16:04 | 13 Korrik 2021

Share:

“Johnson & Johnson” dhe “AstraZeneca” kanë nisur punën për të bërë një ndryshim në vaksinat e tyre si një mënyrë për të ulur rrezikun e mpiksjeve të rralla të gjakut.

Mediat e huaja bëjnë me dije se kompanitë farmaceutike “Johnson & Johnson” dhe “AstraZeneca”, sipas botimit, përveç Universitetit të Oksfordit po bashkëpunojnë për kërkime me shkencëtarë të jashtëm.

Deri më tani, studimet mbi mënyrën e krijimit të mpiksjeve rritin shpresat për të gjetur shkakun dhe ndoshta për të ndryshuar planin e “AstraZeneca” në të ardhmen e afërt, sipas disa shkencëtarëve.

Një zëdhënës i J&J tha se kompania mbështeti “kërkimet dhe analizat e vazhdueshme ndërsa punon me mjekët dhe autoritetet globale të shëndetit”.

Nga ana e saj, “AstraZeneca” ka bërë me dije se po punon duke punuar në mënyrë aktive me rregullatorët dhe komunitetin shkencor për të kuptuar këto raste jashtëzakonisht të rralla të mpiksjes së gjakut, duke përfshirë informacionin mbi diagnozën e hershme dhe trajtimin e duhur.

Siç është vërejtur, përveç pengesave shkencore, modifikimet mund të kërkojnë ndryshime në të drejtat e pronës ose miratime rregullatore.

Të ngjashme