Lajme
MPB dhe Prokuroria: Ndalohen edhe 6 zyrtarë policorë për zjarrin në Koçan, një në arrati
Demokracia
13:48 | 16 Prill 2025

Share:

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria njoftojnë se janë ngritur kallëzime penale për vepra të rënda kundër sigurisë publike ndaj 10 zyrtarëve policorë, shtatë prej të cilëve janë të dyshuar të rinj për zjarrin në diskotekën “Pulse në Koçan”. Gjashtë janë ndaluar, por një është ende në kërkim. Tre prej tyre tashmë janë në paraburgim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokuroria, megjithatë, kërkon që gjykata të caktojë masa sigurie ndaj shtatë të dyshuarve. Tre të dyshuarit e mbetur janë siguruar me procedurë paraprake, përcjell Periskopi.

“Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në kuadër të MPB-së ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Departamenti i specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me autoritet policor dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “krime të rënda kundër sigurisë publike” veprën penale të “shkaktimit të rrezikut publik” ndaj 10 personave, si vijon: P.S. (në kohën e kryerjes së veprës ka qenë ndihmës shefi i SPB Shtip), J.T. (në momentin e kryerjes së veprës, kryeinspektor për çështje të komunikacionit në Drejtorinë e Policisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Shtipit), S.D. (në kohën e kryerjes së veprës ka qenë kryeinspektor i komunikacionit në Repartin e Policisë në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Shtipit), M.S. (në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë shef i departamentit në Departamentin e Policisë në Drejtorinë për Punë të Brendshme të Shtipit), L.T. (në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë shef i SPB Shtip), V.P. (në momentin e kryerjes së veprës, kryeinspektor për çështje të komunikacionit në Drejtorinë e Policisë së Drejtorisë për Punë të Brendshme Shtip), D.A. (në kohën e kryerjes së veprës, inspektor i pavarur për rend dhe qetësi publike në SPB Shtip), A.A. (në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë ndihmës shefi i SPB-së në Shtip), V.I. (në kohën e kryerjes së veprës penale punonte si dokumentarist në Stacionin Policor UN Koçani në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Shtip) dhe A.T. (në kohën e kryerjes së krimit ka qenë komandant i Stacionit Policor të DPB-së në Koçan”, thonë nga MPB.

Të dyshuarit i kanë mundësuar që diskotekës “Pulse” në Koçan të merr licencë për kryerjen e veprimtarisë hotelierike-kabare e cila nuk ka vepruar sipas rregulloreve për masat mbrojtëse dhe nuk kanë kryer kontrolle të plota para dhënies së lejes pozitive për licencë për kabare, duke shkaktuar kështu rrezik për jetën e njerëzve në një vend ku tubohen një numër i madh njerëzish dhe më 16 mars 2025 ka rënë zjarri në kabarenë “Pulse” ku kanë humbur jetën 61 persona.

Të ngjashme