ShowBiz
Mozzikut i refuzohet viza për në Amerikë, detyrohet të anulojë koncertet e planifikuara
Demokracia
10:37 | 07 Qershor 2023

Share:

Shumë këngëtarë të estradës përballen me probleme të vazhdueshme të pajisjes me viza për të udhëtuar për koncertet e tyre jashtë vendit.

I fundit që është ballafaquar me një problematikë të tillë është reperi i njohur shqiptar, Gramos Aliu – Mozzik.

Atij i është refuzuar viza për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kishte planifikuar të realizonte një turne koncertesh.

Përmes një njoftimi të bërë në InstaStory, reperi ferizajas i ka njoftuar ndjekësit e Instaramit se është detyruar që të bëjë anulimin e koncerteve të parapara të organizoheshin në kontinentin amerikan.

“I njoftoj të gjithë fansat që jetojnë në Amerikë, që unë nuk do të jem prezent në asnjërin koncert që është paraparë. Arsyeja është që nuk patëm fatin dhe kohën të pajisemi me vizë pune ashtu siç thonë rregullat amerikane”, ka shkruar reperi në InstaStory.

Të ngjashme