ShowBiz
Mozzik uron Ditën e Çlirimit me foto të Kadri Veselit: Pas vështirësisë vjen lehtësimi
Demokracia
20:28 | 12 Qershor 2022

Share:

Mozzik është njëri ndër reperët e paktë që mbështesin parti politike.

Ai ka treguar gjithmonë hapur mbështetjen e madhe për Partinë Demokratike të Kosovës, dhe sidomos për ish presidentin, Hashim Thaçi dhe ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, shkruan lajmi.net.

Mozzik pak kohë më parë ka vizituar ish krerët e UÇk-së të cilët po mbahen në Hagë.

E sot në Ditën e Çlirimit të Kosovës, reperi ka uruar me një fotografi të vjetër të Kadri Veselit.

Reperi ka treguar se çfarë i kishte thënë Veseli gjatë vizitës së tij atje.

“Rëndë po e paguan çmimin o Lul, por pas vështirësisë vjen lehtësimi”, ka shkruar ndër të tjera reperi.

Të ngjashme