ShowBiz
Mozzik takon Kadri Veselin në Hagë
Demokracia
16:16 | 10 Prill 2022

Share:

Mozzik është njëri ndër reperët më të pëlqyer nga publiku.

Ai përtej muzikës shumë shpesh është komentuar edhe për çasjen e tij në politikë, shkruan lajmi.net.

Reperi shumë shpesh me postimet e tij ka treguar mbështetjen e jashtëzakonshme për ish kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

E me një postim në profilin e tij të ‘Facebook-ut’ ai ka treguar se është takuar me të në Hagë.

Ai ka treguar se ish kryetari i PDK-së është i fortë dhe i pathyeshëm.

Gjithashtu ka treguar qe ka pasur rastin ta takojë edhe ish presidentin Thaçi dhe Nasim Haradinajn.

Postimi tij i plotë:

Sapo përfundova vizitën në Hagë , ku takova

Kadri Veselin !

I fortë guri , i pa thyeshëm si gjithmonë.

Historia që po e percjellë Kadriun dhe shokët e tijë,shpresoj që nje ditë të merrë kahje të duhur.

Shpresoj që një ditë UÇK-ja të trajtohet në mënyrë të drejtë .

#FREEKADRIVESELI

Pata rastin ta takoj dhe Hashimin e Nasimin të fala keni nga të gjithë ❤️??

Të fala Atdheut!

Atdhe!

Sa fjalë e ëmbël !

Sa fjalë e shenjtë!

Atdhe – tokë që linde djem dhe vajza që të dalin zot.

Tokë që marrim me vete ngado që shkojmë.

Sa herë të na marrë malli për Ty , ne ngopemi me erën Tënde.

Sa herë që ishe në rrezik ne t’u gjendem pranë.

Të ujitëm me gjakun tonë.

Gjaku që u bë liri .

Shumë prej nesh nuk janë në mesin tonë, në altar shëndrisin ata.

U munduam ta ndërtojmë këtë shtet, të bëhëmi një me Europën .

E bëmë luftën e pabarabartë të barazohemi në paqe me të tjerët.

Unë tani jam larg jush , por mendja dhe zemra është aty me ju.

Çdo minut pas grilave është i padrejtë për ne.

Të ngjashme