ShowBiz
Mozzik poston fotot më të ëmbla me vajzën e tij, thur edhe fjalët më të veçanta
Demokracia
11:00 | 16 Maj 2022

Share:

Mozzik njihet për raportin e tij tejet të ngushtë me vajzën e tij, Hanën.

Ai këtë e dëshmon me imazhet që publikon kohë pas kohe.

Hana jeton me nënën e saj, reperen Loredana, po kjo nuk e pengon Mozzikun ta takojë atë.

Madje dy reperët mbajnë raporte të mira edhe pas ndarjes për hir të vajzës së tyre.

Fotot me të bijën janë të shumta në rrjete sociale ndërsa së fundmi, reperi ka ndarë një tjetër moment emocionues.

Ata shihen në një lëndinë teksa kanë pozuar të përqafuar dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.

“Duke e jetuar jetën me jetën time”, ka shkruar reperi krahas fotos.

Ndryshe ai është komentuar së fundi për një mundësi ribashkimi me Loredanën, por ata nuk kanë folur asgjë lidhur me këtë kështu duke mbetur enigmë për publikun./Lajmi.net

Të ngjashme