ShowBiz
Mozzik pas rastit të 11 vjeçares: Shteti ka nevojë për hetues profesionist të merren me virusin ‘TikTok’
Demokracia
10:45 | 31 Gusht 2022

Share:

Rasti i rëndë i dhunimit të 11 vjeçares ka tronditur personazhet publike.

Ata kanë reaguar përmes rrjeteve sociale.

Edhe Mozzik, ka reaguar lidhur me rastin e rëndë.

Ai ka publikuar fytyrat e pesë personave, duke u shprehur se publiku duhet t’i njoh fytyrat e tyre.

Reperi tutje ka shkruar se nuk dihet se çfarë vendos drejtësia për ta, por burgu mund të jetë opsioni i vetëm.

Gjithashtu, ai është shprehur se shteti ka nevojë për hetuesi profesionale për “TikTok”.

Ndryshe, sot në ora 12:00, do të mbahet protestë.

Të ngjashme