ShowBiz
Mozzik: Kam gati gjashtë vite larg drogës, është gjëja më e bukur që kam bërë dhe ndihem shumë krenar për veten
Demokracia
10:23 | 13 Gusht 2023

Share:

Reperi Mozzik ka një lidhje shumë të veçantë me fansat e tij në rrjetet sociale.

Shpesh, ai ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij apo aktivitetet profesionale.

Së fundmi, reperi ka publikuar për ndjekësit në InstaStory një shkrim të sinqertë, ku ka folur në veten e parë për qetësinë që ka gjetur prej afro gjashtë viteve, pas heqjes dorë nga përdorimi i drogës.

Në dy publikime të njëpasnjëshme, interpretuesi i hitit “Madonna” ka bërë të ditur se përkundër faktit që ka qenë e vështirë, ai ka arritur t’ia dalë mbanë.

“Kam gati gjashtë vite larg drogës në mos gaboj…është gjëja më e bukur që kam bërë dhe ndihem shumë krenar për veten! Sigurisht. Ishte një rrugë shumë e vështirë për mua…Isha shumë i dobët…rrethi…profesioni dhe gjithçka që lidhej me të…por ia dola, ia dola. Faleminderit Zotit”, ka shkruar reperi ferizajas në InstaStory.

Mozzik përndryshe edhe këtë verë ka qenë shumë i angazhuar me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore në mbarë trevat shqiptare.

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024
ShowBiz • 29 Prill 2024