ShowBiz
Mozzik dhe Loredana po bëhen prindër për herë të dytë?
Demokracia
13:56 | 22 Mars 2021

Share:

Çifti shumë i përfolur i estradës Mozzik dhe Loredana vazhdimisht janë pjesë e titujve rozë.

Ata u përfolën shumë për ndarjen dhe ribashkimin e tyre, shkruan Demokracia.com.

Loredana vazhdimisht ngacmon ndjekësit e saj duke dhënë detaje rreth marrëdhënies së saj me Mozzik.

Së fundmi ajo ka ndarë një Instastory ku tregon një palë këpucë për foshnja me mbishkrimin “Kan nevojë për një foshnje tjetër”, ndërsa disa orë më vonë ajo hedh një tjetër shenjë për të ngacmuar ndjekësit.

Ajo ka postuar një “emoji” të një familje katër antarëshe, por pa asnjë mbishkrim.

A do të thotë kjo se Loredana është në pritje të fëmijës së saj të dytë?.. Na mbetet të shohim më shumë. /Demokracia.com/

No description available.

Të ngjashme