Sport
Mourinhon s’e ndal as kartoni i kuq, shikoni si menaxhoi Romën nga tribuna pas përjashtimit
Demokracia
13:36 | 26 Tetor 2021

Share:

Jose Mourinho është një nga trajnerët më kontraverz në histori të futbollit. Portugezi përveq që njihet për mënyrën se si drejton një skuadër ai të veçantë e ka edhe pasionin për skuadrën që drejton.

Mourinho jo rrallë herë ndëshkohet me karton të kuq për shkak të protestave nga stoli, shkruan Demokracia.com.

Një përjashtim me të kuq iu bë edhe në ndeshjen e javës së nëntë në Serie A kundër Napolit në stadiumin “Olimpico”, tetë minuta para fundit të ndeshjes e cila u mbyll 0-0.

Megjithatë, as kartoni i kuq nuk arriti ta ndalte atë të jepte instruksionet për futbollistët e Romës.

Në disa pamje të bëra virale së fundmi në rrjetet sociale shihet strategu portugez teksa bën veprime interesante duke u përpjekur të menaxhonte lojtarët e tij.

Më poshtë mund ta shikoni videon. /Demokracia.com

Të ngjashme