Sport
Mourinho tregon si ktheu ndeshjen me Juven: U thashë lojtarëve që më vinte turp
Demokracia
21:28 | 27 Gusht 2022

Share:

Jose Mourinho e ka cilësuar barazimin e skuadrës së Romës ndaj Juventusit si të luftuar e të vështirë. Ai ka pranuar para kamerave të DAZN se ekipi i tij kishte qenë me fat në pjesën e parë të sfidës, kur Juventusi dominoi plotësisht.

I ngacmuar se çfarë kishte folur me Alegrin pas vërshëllimës përfundimtare, Murinjo fillimisht kërkoi leje nëse mund të përdorte fjalët ekzakte e pastaj tregoi me sinqeritet se çfarë kishte diskutuar me trajnerin e bardhezinjve.

“I thashë Allegrit që në pjesën e parë kemi pasur një fat b…, ndërsa në pjesën e dytë kemi bërë diçka më shumë”, theksoi Murinjo i cili më pas zbuloi edhe çfarë kishte diskutuar me lojtarët në pushimin s sfidës.

“Në pushim ekipit i thashë që më vinte turp për ta, të mos flasim për taktikë sepse nuk ishte çështje shifrash. Unë lutesha që të mbaronte pjesa e parë vetëm në disavantazh 1-0, ndeshja mund të mbyllej që në pjesën e parë. Në pjesën e dytë për fat u pa një skuadër tërësisht ndryshe”, tregoi Mourinho. /Demokracia.com

Të ngjashme