Sport
Mourinho nuk përmbahet, shpërthen në lot pas arritjes në finalen e Tiranës
Demokracia
11:04 | 06 Maj 2022

Share:

Jose Mourinho ka triumfuar ditën e djeshme në sfidën gjysmëfinale të Ligës së Konferencës kundër Leicester, fitore kjo që i ka mundësuar Romës së tij kalimin në finalen e madhe të Tiranës.

Në përfundim të sfidës tekniku portugez nuk i ka përmbajtur emocionet teksa ka shpërthyer në lot pas fërshëllimës finale të gjyqtarit, një episod ky që i ka kujtuar tifozëve nëpër botë reagimin e tij pas gjysmëfinales kundër Barcelonës në “Camp Nou” ku Interi i tij shkoi në finalen e Madridit.

Mourinho bëhet kështu trajneri i parë në histori që luan në një finale të Ligës së Kampioneve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës.

Të ngjashme