Sport
Mourinho me fjalë të mira për skuadrën pavarësisht humbjes nga Brighton
Demokracia
12:29 | 01 Shkurt 2021

Share:

Tottenhami ka humbur të gjitha gjasat në luftë për titullin e kampionit në Premierligë pas humbjes së mbrëmshme ndaj Brightonit  (1:0), e cila vjen pas një tjetër humbjeje të pësuar në mesjavë kundër Liverpoolit. Trajneri Jose Mourinho besoi fuqishëm se skuadra e tij do t’u kthehet fitoreve, por pas 72 orësh ai pësoi një tjetër humbje, transmeton “Demokracia.com”.

Pas humbjes nga Liverpoolin me rezultat 3:1, “Spursat” shkuan të bindur se mund të marrin fitore ndaj Brighton, por ja që pësuan edhe aty dhe tash janë  plotë 11 pikë larg vendit të parë.

Leandro Trosscard shënoi golin e vetëm, derisa humbja ka mundur të jetë më e thellë kur Graham Potterit, mund të kishin dyfishuar epërsinë e tyre, por kjo nuk ndodhi fal një bllokimi të mrekullueshëm nga mbrojtësi Toby Alderweireld i cili i mohoi një gol të sigurt.

Spursat tani qëndrojnë të pozitën e gjashtë në tabelë, duke pasur vetëm dy fitore në nëntë ndeshjet e fundit.

Gjithsesi, trajneri Jose Mourinho prapë ishte në gjendje të fliste për gjëra pozitive pas ndeshjes.

“Ne nuk e filluam mirë, ata mund të kishin shënuar gol qysh në start kur e goditën shtyllën.

Në pjesën e parë ndjeva se ekipi ishte i mërzitur nga fakti i golit të pranuar. E ndjeja se kishte mungesë të energjisë. Kah fundi i pjesës së parë ata dhanë gjithçka nga vetja. Ne nuk mundëm të shënonim dhe të njëjtën kohë iu dhamë atyre shanse për kundërsulme”, ka thënë Mourinho për BBC.

“Djemtë treguan shpirt luftarak në pjesën e dytë dhe dëshmuan se ata po luftonin dhe provuan ta fitojnë ndeshjen. Unë nuk kam asgjë negative për të thënë për ta. Kam ndjenja të mira sepse luftuan shumë në pjesën e dytë”, përfundoi Mourinho. /Demokracia.com

Të ngjashme